Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot masakrën e Burgut të Dubravës, ku forcat serbe vranë, masakruan, e plagosën qindra të burgosur shqiptarë, njofton Klan Kosova.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Thaçi ka shkruar se në tetëmbëdhjetë vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, u vranë 160 të burgosur, e u plagosën mbi 300 të tjerë. “Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.