Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen për vdekjen e profesorit Mujë Shala.
“Vdekja e doktorit Mujë Shala, mikut tim dhe të familjes sime, është humbje e madhe për familjen Shala, për miqtë dhe kolegët e tij. Doktor Shala tërë jetën ia kushtoi profesionit humanist, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Kujtimi për doktorin do të jetojë gjatë", ka shkruar Thaçi në Facebook.
Mujë Shala vdiq gjatë së hënës, ndërsa varrimi i tij bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e Prishtinës.