Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në 21 vjetorin e rënies, dëshmorët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Kujtimi për heronjtë është kujtim për sakrificën dhe rrugëtimin e gjatë që kemi bërë si popull për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Thaçi, përcjell Klan Kosova.
“Edhe sot kujtojmë heronjtë e kombit, komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë Zahirin, Edmondin, Hakifin dhe të gjithë bashkëluftëtarët e rënë për lirinë e Kosovës”.
“Këta tre heronj, me sakrificën e tyre, masivizuan rezistencën dhe sollën unitet qytetar e vëmendje ndërkombëtare për Kosovën”.