06.02.2016 · përditësuar para 3829 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, është ndjerë krenar me fitoren e radhës të xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi.
“S'ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t'i nisim me fitoren e Majlindës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.