Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi para pak minutash ka bërë me dije se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare ku është përfshirë edhe pika e anëtarësisë së Kosovës në këtë organizatë.
Më poshtë është postimi i plotë i Thaçit:
“Në Paris para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO ka aprovuar agjendën përdundimtare ku është përfshirë edhe pika e anëtarësisë së Kosovës, e sponzoruar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale por e rëndësishme sepse tani mund të fokusohemi tek votimi javën e ardhshme”, ka shkuar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.