Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova është e bekuar me të rinjtë e saj të përkushtuar ndaj shtetit, punës dhe kultivimit të vlerave në funksion të zhvillimit të vendit.
“ Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotore e ndryshimeve pozitive. Dhe, unë, ndonëse e kujtoj me nostalgji rininë time, që nga ajo kohë angazhohem për më shumë mundësi për rininë, vend më të mirë për çdo qytetar dhe shtet më të fortë për popullin tonë", ka shkruar Thaçi.
Në Ditën Botërore të Rinisë, i pari i vendit është zotuar për më shumë angazhim, që të rinjve t’u krijohen kushte më të mira dhe infrastrukture bashkëkohore për edukim dhe zhvillim profesional.