01.06.2017 · përditësuar para 3348 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “Kosova dhe Kroacia kanë qenë dhe do të jenë së bashku në angazhimet për liri dhe barazi për të gjithë popujt”.
“Kjo na ka sjellë fitore, por ka kërkuar edhe sakrifica më sublime. Dhembja, kujtimi, por edhe krenaria për ata që ranë për këto vlera do të jenë të përhershme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Thaçi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kroaci ku është takuar me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitarović, si dhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenković dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandroković.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.