Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Oslo të Norvegjisë, ka thënë se Kosova është vend që kontribuon në arritjen e progresit në Ballkan.
Ai këto deklarime i ka bërë në një diskutim në tryezën e rrumbullakët në Institutin Norvegjez për politika të jashtme NUPI, njofton Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Me ekspertë norvegjezë diskutuam për çështjet kryesore në Kosovë, Ballkan dhe më gjerë”.
“Potencova rolin pozitiv të Kosovës në arritjen e progresit në Ballkan, ndërsa dhashë edhe një intervistë për portalin informativ të institutit”, ka shkruar Thaçi.