Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën së bashku me zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden, ka shprehur përkrahjen e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.
“Jemi të vetëdijshëm që bota sot po përballet me sfida si terrorizmi dhe ekstremizmi. Kosova ka qenë është do do të mbetet aleatja juaj, e përkushtuar në luftimin e dukurive të tilla. Pasi që qytetarët e Kosovës janë përkushtuar për një tolerancë fetare”.
Thaçi ka përmendur edhe Ferizajn kur ka folur për tolerancën fetare, duke e cekur xhamin dhe kishën të cilat janë në të njëjtin oborr, njofton Klan Kosova.
“Shumë afër rrugës që do e mbaj emrin e djalit tuaj është qyteti i Ferizajt, ku xhamia dhe kisha katolike – ortodokse, me harmoni ndajnë një oborr”.