Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi ka thënë se Serbia po tenton që me çdo grackë procedurale ta anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
"Sapo mora vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash agjendën në tërësi, me pikën për Kosovën - përkundër kërkeses serbe që kërkesa e Kosovës të hiqet nga agjenda" ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.