Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka komentuar vendimin e Arbitrazhit për padinë që AXOS-i i kishte bërë Kosovës.
"Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës".
"Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme", ka shkruar ai nw Facebook, transmeton Klan Kosova.
Tribunali i Arbitrazhit për rastin e Privatizimit të Telekomit të Kosovës ka vendosur plotësisht në favor të Kosovës, duke e obliguar kompaninë ACP Axos ti paguaj rreth 2 milionë dollarë në shpenzime të ndryshme, transmeton Klan Kosova.