Lajmet e fundit

Fitorja e kombëtares shqiptare të futbollit kundër asaj të Armenisë, ia ka siguruar Shqipërisë kualifikimin për të marrë pjesë në kampionatin europian të futbollit që do të mbahet në Francë dhe për këtë fitore, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Kosovës, i ka uruar lojtarët që ua sollën shqiptarëve këtë fitore.
“Kombëtarja kuq e zi shkruan historinë e futbollit shqiptar me shkronja të arta, kualifikohet për në Evropianin 2016 në Francë. Festë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët anembanë botës. I uroj djelmoshave kuq e zi shumë fat në EURO 2016”, ka shkruar Thaçi në Facebook.