Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte parashikuar që largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian, do të inicionte një zinxhirë reagimesh që mund të sjellin rënien e bllokut të udhëhequr nga Brukseli.
Para referendumit pro/kundër daljes nga BE-ja ai ka reaguar duke sugjeruar që Bashkimi Evropian mund të mos i mbijetoj votës pro Brexit.
Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij , duke thënë që dalja e Britanisë nga BE-ja do të krijoj një efekt domino edhe tek shtetet tjera anëtare, kështu duke ngritur ndjenjën kundër Brukselit nëpër Evropë.
Ndër të tjera ai ka paralajmëruar që kolapsi i mundshëm i BE-së do të ketë pasoja fatale në regjionin e Ballkanit.