Lajmet e fundit

Salla u mbush plot nga simpatizantët e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni.
Në Çellopek të Tetovës të mërkurën u mbajt fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 nëntorit.
E lideri i kësaj partie Menduh Thaçi pati një lutje për tetovarët.
Pikërisht për shkak të gjendjes së keqe të shqiptarëve të Maqedonisë Thaçi po kërkon të mos votohet kundërkandidati i tij.
E njëri nga kandidatët e kësaj partie për deputet Bardhyl Dauti pati premtime të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë.
Aty u tha se çështja e parë që duhet të arrihet pas këtyre zgjedhjeve është që të ngritët mekanizmi i vendimmarrjes me konsensus të plotë me maqedonasit.
Kronikë e Artiana Matoshit.