Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi tha se është koha që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së.
Ai këtë kërkesë e bëri sot në 75 vjetorin e themelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke thënë se roli i Kombeve të Bashkuara në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i rëndësishëm, njofton Klan Kosova.
“Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar për ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”.
Themelimi i OKB-së në Kosovë u shënua me mbjelljen e 100 pemëve në Lipjan në shenjë falënderimi për kontributin që ka dhënë për vendin.