Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar në Vjenë ish-kancelarin dhe kryediplomatin austriak, Wolfgang Schüssel.
"Ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës. Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit.Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik".
"Si kancelar, ai përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës", ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Atje Thaçi ka takuar edhe homologun austriak, Alexander Van der Bellen.