Lajmet e fundit
Është konfirmuar edhe nga zëvendës-kryeministri i parë Hashim Thaçi, se Isa Boletini rivarroset në Vlorë. Ceremonia e rivarrimit do të jetë me 10 qershor.

Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se është i pajtimit që eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit, të rivarrosen në Vlorë.
Ai këtë e ka bërë të ditur pas takimit që ka pasur me kryeministrin Edi rama dhe me përfaqësuesit e familjes së tij.
“Sot, në Tiranë, sapo përfundova takimin me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të familjes Boletini. U dakorduam që eshtrat e heroit Kombëtar Isa Boletini të varrosen në Vlorë, pranë varrit të Ismail Qemali”, shkruan ai në facebook.
Thaçi ka konfirmuar se rivarrimi do të bëhet me 10 qershor, ku do të jenë pjesëmarrëse qeveritë e të dyja vendeve.