Organizata terroriste ‘Syri i Popullit’ në listën e saj kishte paraparë të vriste zyrtarët më të larta të shtetit. Në mesin e këtyre zyrtarëve ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Insajderi.
Pas atentatit që pjesëtarët e kësaj organizate kishin bërë ndaj avokatit, Azem Vllasi, në listë vazhdonin zyrtarët e lartë të shtetit.
Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë në listën e “Syri i Popullit’.
Hashim Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës, planin për ta vrarë atë e ka cilësuar si të nxitur politikisht.
“Gjithë aktivitetin tim jetësor politik e kam zhvilluar për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Etiketimet e tilla janë me motive politike të nxitura politikisht vetëm për justifikim moral dhe veprime terroriste ndaj meje, ndaj personaliteteve tjera politike dhe dëm të interesit të vendit”, ka thënë Thaçi në intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës të cilën e ka siguruar Insajderi.
Shkrimi i plotë në Insajderi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.