Lajmet e fundit

Presidenti i vendit,Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.
Shefi i shtetit të Kosovës shprehu interesim që të informohej më hollësisht për punën e BQK-së dhe theksoi mbështetjen e tij për këtë institucion.
Nga ana e tij, Hamza, tha se ka zhvillime pozitive në sektorin financiar.
“Norma mesatare e interesit është e krahasueshme me atë të shteteve anëtare të BE-së. Është rritur besueshmëria në sektorin bankar”, shtoi ai.
Kurse, kryetari i shtetit shprehu besimin e tij të plotë dhe e vlerësoi punën e mirë të këtij institucioni, transmeton Klan Kosova.