Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se konsensusi politik dhe uniteti qytetar janë veprime esenciale për të ardhmen e Kosovës.
“Në shërbim të kësaj, e mirëpres platformën për dialog ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të prezantuar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka thënë Thaçi, përcjell Klan Kosova.
“Gjithashtu është inkurajuese platforma politike, e cila përfshin pika të rëndësishme të agjendës shtetërore e prezantuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli”.
“Në kontekst të këtyre iniciativave përshëndes tryezën e sotme politike, të thirrur nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa”.
Thaci ka deklaruar se është inkurajues takimi i sotëm i partive politike për të përafruar qëndrimet dhe për ta institucionalizuar agjendën shtetërore.
“Konsensusi i gjerë politik është garancia ma e mirë për të përmbushur agjendën shtetërore, e cila si synim ka arritjen e objektivave euroatlantike të Kosovës”.