Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka kthyer në rishqyrtim ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të këtij viti.
Kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, presidenti Thaçi e ka bërë për shkak se nenet 3 (1.3), 15 (2), 16 (2), 17 (2), 18 (2), 37, 38 (3.4 dhe 5.4), 41 (1, 1.2, 2 dhe 3), 47 (2) të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, nuk janë në pajtim me Nenin 44 (1) të Kushtetutës Republikës së Kosovës, si dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e asociimit.Bazuar në këtë ligj të ri për organizatat joqeveritare, akti i themelimit të tyre duhet të vërtetohet edhe tek noteri dhe për personat juridikë nuk është paraparë që akti themelues të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik.
Bazuar në këtë ligj të ri për organizatat joqeveritare, akti i themelimit të tyre duhet të vërtetohet edhe tek noteri dhe për personat juridikë nuk është paraparë që akti themelues të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik.
Sipas Zyrës së Presidentit, praktikat e mira të regjistrimit të OJQ-së promovojnë procedura të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë, jo procedura të vështira.





