Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook se shërbyesit publikë kanë rol jetik në shoqërinë tonë.
" Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike" shkruan ai.