Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch.
Thaçi ka falënderuar ambasadorin Bosch për bashkëpunimin dhe mbështetjen e gjatë 5 viteve që ka shërbyer në Kosovë.
Ai gjithashtu është shprehur falënderues ndaj shtetit të Holandës për mbështetjen konkrete dhënë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).
Bosch ka theksuar se është kënaqësi të shërbente në Kosovë dhe se do të mbetet i angazhuar në çështjen e Kosovës, të cilën do ta vizitojë edhe në të ardhmen.