16.02.2018 · përditësuar para 3089 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është i sigurt që partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit, njofton Klan Kosova.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.
Falënderoj presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.