Lajmet e fundit

Si ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi të martën priti homologun e tij nga Malta George Vella.
Mirëpo këso takimesh Thaçi do të ketë mundësi t'i realizojë edhe vetëm pak ditë.
Kjo sepse ai pretendon të bëhet president i ardhshëm i Kosovës, bazuar në marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Një gjë të tillë, zëvendëskryeministri i Kosovës e konfirmoi të martën, kur priti në takim kokë më kokë diplomatin maltez në Prishtinë,njofton Klan Kosova.
Për këtë proces sipas tij të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës janë në konsultime të ngushta.
Thaçi bëri me dije se zgjedhjen e presidentit të ri e dëshirojnë edhe Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se herën e parë nuk e lidhi me kandidaturën e tij.
Kronikë nga Lindita Dedinca.