Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin për vërshimet që kanë ndodhur sot nëpër Kosovë.
Thaçi ka shtuar se qytetarët në kohë të vështira gjithmonë janë treguar solidar dhe të bashkuar duke rikujtuar se autoritetet po merren me problemin.
“Jam i shqetësuar me lajmet nga e tërë Kosova për vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra, duke prekur dhe rrezikuar pronën publike dhe private. Autoritetet janë mobilizuar që t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Qytetarët e Kosovës, në kohë të rënda, gjithmonë kanë treguar solidaritet dhe kujdes shembullor. Është koha për solidaritet të tillë përsëri. Të gjithë jemi me të prekurit nga vërshimet dhe me ata që janë duke punuar që t’u dalin në ndihmë atyre,” ka shkruar Thaçi,njofton Klan Kosova.