18.08.2018 · përditësuar para 2906 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Kofi Annan, ish-Sekretarit të Përgjigjëm të OKB-së, njofton Klan Kosova.
Më poshtë shkrimi i plotë:Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh pikëllim për vdekjen e Kofi Annan, ish-Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në dy mandate, fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, ai vizitoi edhe refugjatët kosovarë në Kukës të Shqipërisë. Në mandatin e tij si sekretar i përgjithshëm, Annan vuri Kombet e Bashkuara në shërbim të rindërtimit të Kosovës.
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është ndarë nga jeta sot në moshën 80 vjeçare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.