Lajmet e fundit

“Ju lutem, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin të ri, të cilin do ta mandatoj për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e tij të parë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, në shkresën e dytë, i pari i Kosovës shkruan se takimi i djeshëm mes tyre, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka qenë takim konsultues me të si kryetar i VV-së.
“Ka qenë një takim i karakterit formal, juridik e procedural, për konsultim për të vlerësuar nëse është në interesin e partisë politike që përfaqësoni ju formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit", shkruan ai.
Këto letra të kreut të shtetit vijnë një ditë pas atyre të Albin Kurtit ku shkruante se me presidentin Hashim Thaçi të do të diskutojë vetëm për shpalljen e zgjedhjeve si dhe luftimin e koronavirusit.