Lajmet e fundit

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, në Grackë, për të përkujtuar serbët e vrarë aty më 1999 ishte hap i guximshëm dhe i duhur, njofton Klan Kosova.
"Ne e përshëndesim këtë akt të presidentit Hashim Thaci. Me këtë ai ka treguar se përkujdeset për të gjithë qytetarët e Ksoovës dhe i nderon viktimat pa marrë parasysh nacionalitetin. Mendoj se edhe porosia e tij se drejtësia duhet të vijë në vend ishte e duhur".
Ai ka deklaruar se për bindjen e tij, Thaci nuk e ka ditur se cfarë shkruan në pllakën përkujtimore dhe për më tepër ai nuk ka paragjykuar kryerësit e krimit.
"Pllaka është ngritur nga banorët, familjet e viktimave dhe të tjerë. Nuk besoj që presidenti Thaci e ka ditur cfarë shkruan në atë pllakë dhe ndalja e tij aty nuk besoj që paraqet problem të madh. Edhe fjalimi i tij nuk ka paragjykuar se kush janë kryerësit e krimit. Ka qenë një hap i matur, i guximshëm, meqë ai përfaqëson të gjithë shtetin, qytetarët e vendit". /klankosova.tv