Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në shtetin e Austrisë, i ka dhuruar një dhuratë të veçantë ish-zëvendësndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me rastin e ditëlindjes së tij të tetëdhjetë.
"Mikut tim, ambasadorit Albert Rohan, me rastin e ditëlindjes së 80-të, ia dhurova deklaratën e pavarësisë së Kosovës", ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai më tej ka thënë se Kosova do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij përcaktues për Kosovën.