Lajmet e fundit

Krijimi i Gjykatës Speciale pritet të procedohet përsëri brenda kësaj jave ose javës që vjen, pas dështimit të parë në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pritet t’i bind deputetët e partisë së tij të cilët ishin kundër formimit të Speciales.
Deputetët , pritet që sot përfundimisht t’ia japin fjalën shefit të tyre të partisë, Hashim Thaçi, se do ta mbështesin krijimin e Dhomave të Specializuara.
Amendamentet për ndryshime kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Speciales, pritet që të jenë në rend dite para Kuvendit të Kosovës më së largu deri të shtunën. Burimet e gazetës “Zëri” brenda PDK-së konfirmojnë se shumica e deputetëve të PDK-së, të cilët e herën e parë e kishin kundërshtuar Gjykatën Speciale, tashmë kanë ndryshuar pozicion dhe kjo do t’i konfirmohet shefit të partisë, Thaçi, në një mbledhje që do ta mbajë Grupi Parlamentar i kësaj partie këtë të mërkurë, në orën 11:00.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.