Lajmet e fundit
Pas Ali Ahmetit, në takimin e liderëve me komisarin Hahn është bashkuar edhe lideri i PDSH Menduh Thaçi.

Takimi sipas të disa të dhënave pritet të zgjasë deri vonë pasdite.
Thaçi ka shkuar me 7 kërkesa në tavolinën e diskutimeve që kanë të bëjnë me çështjen e avancimit të pozitës së shqiptarëve, informon INA.
“Kërkojmë të hapet dialogu për statusin juridiko kushtetues të shqiptarëve, të ketë koncensualitet dhe të eliminohet sistemi i majorizimit të shqiptarëve. Buxheti proporcional apo shpërndarja e drejtë e buxhetit edhe për shqiptarët. Njëri nga tre funksionet e larta shtetërore si presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit të jetë i ndarë për shqiptarët. Ndarja e re territoriale. Deetnizimi i simboleve shtetërore, përfaqësimi proporcional dhe në disa institucione të sigurisë si dhe kërkesa të tjera”, deklaroi Thaçi.
Ai pranoi se në kuadër të dialogut janë edhe çështja e emrit, çështja e regjistrimit të popullsisë, integrimi i vendit në strukturat evroatlantike, demonstrimi i fqinjësisë së mirë, ndryshimi i ligjit zgjedhor.