Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar një dedikim me rastin e vdekjes së aktorit të njohur Hadi Shehu.
Hadi Shehu ishte pasuri e madhe e artit shqiptar ka thënë Thaçi në statusin e tij, në facebook, njofton Klan Kosova.
''Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e aktorit të madh, Hadi Shehu. Me veprimtarinë e tij krijuese dhe artistike, ai ishte një pasuri e madhe e artit shqiptar në përgjithësi. Ngushëllime familjes Shehu dhe gjithë komunitetit artistik në Kosovë. HTH'' ka përfunduar Thaçi, njofton Klan Kosova.