23.12.2016 · përditësuar para 3509 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është një avantazh për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Duke i ftuar të gjithë për drejtësi, them se të gjitha institucionet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”.
Thaçi, para se të flas për Gjykatën Speciale ka treguar edhe për vizitat që i ka bërë gjatë vitit tek pllakat e të rënëve serb.
Ai tha se “krimi është krim, pavarësisht nga kush bëhet - duhet të ndëshkohet”.
Këto deklaratë, ai e ka dhënë gjatë fjalimit të tij vjetor në Kuvendin e Kosovës, ku raportoi për punët që ka kryer gjatë këtij viti sa ishte president i vendit.
Ndërsa Gjykata Speciale do të filloj së funksionuari në janar të 2017-ës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.