Lajmet e fundit

Në ditën e parë që u kthye në Kosovë, pas takimit të së dielës në Bruksel, u tregoi kosovarëve çfarë bisedoi atje me homologun e tij serb.
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi edhe në Prishtinë, të enjten, i quajti të vështira negociatat me Aleksandar Vuçiqin.
Për punën që po bën tha se është i gatshëm të raportojë në parlament.
Ai u bëri ftesë të gjitha partive që t'i bashkohen në këtë proces e mos të bëjnë monologje të thata në televizione.
Thaçi shtoi se beteja me Beogradin duhet të bëhet në Bruksel, e jo diku tjetër.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.