Lajmet e fundit

Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla, njofton Klan Kosova.
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka treguar se me kryeministrin Youla është pajtuar për vendosje sa më të shpejtë të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve.
Ky është statusi i plotë i tij:
“Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, sot pata takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë z. Mamady Youla. Kryeministrin e Guinesë e falënderova për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njohet si faktor paqeje në botë.Me kryeministrin Youla, të cilin e ftova që ta vizitojë Kosovën, u pajtuam edhe për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve tona”.