Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është shtëpi e të gjtihëve.
“Forcës së Sigurisë së Kosovës sot iu shtuan edhe pesë nënoficerë nga komunitetet jo shumicë”, ka thënë Thaçi, përcjellë Klan Kosova.
“Kjo është edhe një dëshmi tjetër se FSK-ja është shtëpi e të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve”.
“Kosova po transformohet nga një konsumuese e resurseve të sigurisë në eksportuese dhe promovuese e sigurisë”, ka shtuar ai.



