Lajmet e fundit

Fjalët e Papa Francescos dhe vizita e tij në Amerikë duket se e kanë frymëzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ai përmes një postimi në Facebook i ndikuar edhe nga papa, ka dhënë mesazhe për një botë sa më paqësore.
“Fjalë frymëzuese dhe motivuese për tërë globin edhe nga Papa Françesku, që të hapim dyer të reja të bashkëpunimit mes njerëzve, për pajtim, drejtësi dhe liri. Të kujdesemi për botën që do t’ua lëmë fëmijëve tanë dhe brezave të tjerë, që të jetojnë në një botë tolerante dhe gjithëpërfshirëse, ku mbrohen të drejtat e çdo individi dhe të çdo komuniteti, pa asnjë formë diskriminimi,” ka shkruar Thaçi në Facebook, njofton Klan Kosova.