Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak para se të nisë loja Ukranicë-Kosovë dhe ajo Shqipëri-Spanjë ka uruar fat për të dy ekipet.
Ai është shprehur se fakti se flamuri i Kosovës valon në stadiume, palestra sportive, koncerte dhe konferenca nëpër btoë dëshmon se shteti ynë jo veç që ekziston dhe po përparon po po njihemi edhe botërisht, transmeton Klan Kosova.
“Sonte shumë grupe ekstremiste dhe neonaziste nga Europa lindore kanë paralajmëruar se do të provokojnë djelmoshat tonë në lojën kundër Ukrainës. Fakti se sot flamuri i shtetit tonë valon në stadiume, palestra sportive, koncerte dhe konferenca, dëshmon se shteti yne jo vec që ekziston dhe po përparon, por tashme edhe po njihemi botërisht për krenarinë dhe dashurinë që e tregojmë kudo që ka artiste, sportistë, përfaqësues tonë në botë. Forca Kosova! Me fat Shqipëri!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.