Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, duket se nuk ka më papajtueshmëri me të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të cilin e ka takuar sot në Bruksel.
Madje presidenti kosovar shprehet se e mbështet sllovakun në këtë proces, transmeton Klan Kosova.
Thaçi ka njoftuar se e ka takuar Lajçakun sot, pas bashkëbisedimit virtual që kanë pasur virtualisht të premten që shkoi.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale”, është shprehur Thaçi.
“Neve na duhet BE dhe ne i duhemi BE-së. Ne duhet vepruar. Lajçak e ka mbështetjen time në këtë proces”.