Lajmet e fundit

Ka përfunduar mbledhja e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ndryshe nga ç’pritej – së paku sipas fjalëve të liderit të saj Hashim Thaçi - ka trajtuar gjerësisht rrugën e partisë.
Thaçi ka thënë se ka mbajtur takim me liderët e degëve të partisë me qëllim të fuqizimit të strukturave të partisë – Rinisë Demokratike dhe Gruas Demokratike, njofton Klan Kosova.
Më tutje ai ka theksuar se takimet që po zhvillohen dhe do të zhvillohen janë ekskluzivisht në kuadër të agjendës partiake këtë fillim-vit.