Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Këtë e bëri të ditur Thaçi nëpërmjet një statusi në Facebook, ku tregoi se me Ramën ka folur rreth aktualiteteve politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash liderët shqiptar kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve të Kosovës për Samitin e Parisit.
Ky është statusi i plotë i Thaçit:
"Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit".
Pas Samitit të Berlinit që u mbajt në fund të prillit në Gjermani, një i tillë do të mbahet në Paris të Francës, në korrik të këtij viti, ku fokus pritet të jenë raportet dhe dialogu Kosovë-Serbi.