Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, është takuar sot me disa deputetë të parlamentit të Austrisë, pjesë e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë.
Në takim me deputetët austriakë, të cilët për herë të parë vizituan Kosovën, u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në BE, për liberalizimin e vizave, për dialogun me Serbinë, por edhe për dialogun e brendshëm politik.
Kryediplomati kosovar i njoftoi mysafirët me të arriturat e Kosovës, veçanërisht për MSA-në dhe ndaljen e emigrantëve nga Kosova.
Nga ana tjetër, deputetët austriakë i dhanë mbështetje të plotë aspiratës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe për fuqizimin e institucioneve demokratike.