Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar kancelaren gjermane , Angela Merkel për fitoren e partisë së saj, Unionit Kristian Demokrat, CDU në zgjedhjet e djeshme.
“Urime Kancelares Merkel për mandatin e saj të ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon mundësinë e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter.
Merkel është rizgjedhur në këtë post për një mandat të katërt, përderisa nacionalistët kanë bërë një ngritje historike në zgjedhjet federale në Gjermani.
Blloku i saj konservativ CDU/CSU e ka pasur rezultatin më të dobët në 70 vjet, por mbetet më i madhi në parlament.
Partneri i tyre i koalicionit, SPD-ja, thotë që do të shkojë në opozitë pas kësaj humbje historike, transmeton Klan Kosova