Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Në këtë festë të solidaritetit, respektit dhe tolerancës mes njerëzve, Bashkësia Islame e Kosovës është vend i bashkimit të njerëzve pa dallime feje, politike apo etnie.
Urimet më të mira për të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit, festë kjo e paqes dhe e vlerave më fisnike njerëzore”, ka thënë Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Thaçi më herët me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.