Lajmet e fundit

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, lideri i saj Hashim Thaçi, që të premten pritet të votohet si president i vendit, u ka bërë thirrje simpatizantëve të tij e të partisë, që të festojnë me gjakftohtësi, njofton Klan Kosova.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të premten në ora 11:00, ka bërë që edhe opozita në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n, të mobilizohen në kundërshtimin e zgjedhjes së Thaçit për president.
Ndërsa, simpatizantë të PDK-së e të Thaçit, kanë paralajmëruar se do të mblidhen në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e tij për President të Kosovës.