Lajmet e fundit

Hashim Thaçi sonte është takuar në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ku morën pjesë edhe politikanë të shteteve tjera.
Kësaj vizite i është gëzuar presidenti i vendit tonë, duke e falënderuar homologun e tij francez qe nuk e ka lënë anash gjatë këtij shënimi.
"E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë", ka shkruar Thaçi në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi nga ky takim atje.