Lajmet e fundit
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hashim Thaçi ka falënderuar drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë për letrën e hapur dërguar Sekretearit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon në mbështjetje të rrugës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Puënve të Jashtme, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një letër me të cilën drejtuesit e komuniteteve fetare të Kosovës, i janë drejtuar Sekretearit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, transmeton Klan Kosova.
Në këtë letër, të parët e konfeksioneve fetare në Kosovë i rikujtojnë Ban Ki Moon-it tolerancën fetare si një nga vlerat kryesore të shoqërisë kosovare ndër shekuj, si dhe nevojën që ajo dhe vlerat e diversitetit të mbrohen, duke i kërkuar përkrahjen në rrugën e Kosovës për pranim UNESCO.
Thaçi nga ana e tij e ka quajtur letrën "përkrahje e mrekullueshme për anëtarësinë tonë në UNESCO nga të gjitha komunitetet fetare në Kosovë. Dëshmi se jemi bashkë kur interesat nacionale janë në pyetje", duke falënderuar drejtuesit e komuniteteve fetare për iniciativën.
"Një përkrahje e mrekullueshme për anëtarësinë tonë në UNESCO nga të gjitha komunitetet fetare në Kosovë. Dëshmi se jemi bashkë kur interesat nacionale janë në pyetje. Falënderoj Bashkësinë Islame, Kishën Katolike, Kishën Protestante, Unionin e Tarikateve, Komunitetin Bektashi dhe atë Hebraik për këtë letër të përbashkët drejtuar UNESCO-s. Dëshmi e rrefuzimit tonë teorisë raciste së Serbisë që Kosova në Unesco e dëmton një bashkësi fetare apo tjetrën. Zoti ju bekoftë. HTH", shkruhej sipër fotografive ku shihet letra e hapur e postuar në llogarinë zyrtare të Thaçit.
Letra e drejtuesve të bashkësive fetare të Kosovës: