Lajmet e fundit

Hashim Thaçi i cili dje është zgjedhur President i Kosovës, me besimin e dhënë nga Parlamenti i Kosovës, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka shprehur falënderim ndaj shqoëruesve të tij në këtë rrjet social.
Thaçi ka shkruar se ka pranuar mijëra mesazhe në 24 orët e fundit, gjë për të cilën shprehet falënderues, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Kam pasur nderin të shoqërohem me juve në Facebook tash e dy vjet. Ju falënderoj shumë juve 300,000 qytetarëve që më përcjellni në këtë faqe si dhe për dhjetëra mijëra urime që më dërguat në 24 oret e fundit në rrjete sociale. HTH”.