Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi ka publikuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook ku shihet sesi është pritur ai dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga shqiptaro-amerikanët në Brooklyn të New Yorkut.
"Faleminderit Brooklyn për pritjen e ngrohtë për Edi Rama dhe mua. Nuk kemi frikë se i kemi djemtë dhe vajzat në Amerikë" ka shkruar Thaçi.
Ky i fundit së bashku me liderët e të gjitha shteteve botërore në sesionin e ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova.